Analistët: Kriteret shtesë për viza nuk janë teknike, por politike|Video
BKT
Lajme

Analistët: Kriteret shtesë për viza nuk janë teknike, por politike|Video

Valjete Shala / RTK

Kriteret e mundshme shtesë për liberalizimin e vizave nuk janë pritur mirë nga institucionet vendore dhe as nga shoqëria civile.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës thotë se do të bisedojnë ditët në vijim veç e veç me vendet që i kanë ngritur këto propozime apo ide.

"Ishin tri elemente te kritereve: me një aplikacion që kontrollon hyrje-daljet e qytetarëve në shengen, aplikacion qw ende nuk është funksional.  Çështja tjetër vendosja apo harmonizimi i çështjes se vizave me BE-ne dhe tjetra me duket me kontrollin e emigrimit te popullsisë. Kosova këto dy çështjet e tjera i ka te adresuara në ligjet e saj dhe nuk mund te vendos diçka që nuk i kanë të vendosura as shtetet tjera në BE. Por liberalizimi i vizave është i lidhur ngushtë me progresin apo regresin me dialogun ne Bruksel", ka thënë Gazmir Raci, analist.

Të njëjtin mendim e ndanë edhe analisti politik Artan Muhaxhiri. "Qasja e BE-se ndaj liberalizimit te vizave për Kosovën është shndërruar në një absurd. Ne një tragji-komedi sepse nuk ka asnjë bazë logjike për një sjellje të tilla. Me vite tera thuhet se janë plotësuar te gjitha kriteret dhe ka mbetur vetëm aspekti politik, atëherë është një hipokrizi e madhe që të dalin me kërkesa te reja teknike. Por mendoj se nuk janë krejtësisht teknike, mendoj se janë politike. Pra, është një lloj perde prapa secilës fshihen kërkesat politike të ndërlidhura me dialog", ka thënë Muhaxheri.   

Klisman Kadiu, këshilltar Politik nga zyra e Zëvendëskryeministrit të Parë në një përgjigje me shkrim për RTK-në, ka thënë se si Qeveri, kanë punuar me secilin prej shteteve anëtare ku me shumë prej tyre kanë zhvilluar takime bilaterale prej të cilave kanë marrë sinjale pozitive.

“Me vendet të cilat i kanë ngritur këto shqetësime apo ide, do t'i diskutojmë në mënyrë bilaterale derisa të arrijmë që në mbledhjen e ardhshme të parashikuar të mbahet më 9 nëntor, të ketë konsensus. Kemi dhe një grup teknik që merret me çështjen e vizave, andaj jemi të përkushtuar dhe angazhuar maksimalisht në këtë drejtim. Duhet të theksojmë se edhe vetë Komisioni Evropian është kundër kësaj ndërlidhjeje. E para, sepse duket si kusht shtesë dhe ka një dakordim që nuk do të ketë kritere e as kushte shtesë për Kosovën dhe e dyta nuk mund të lidhet një vendim politik me një kriter teknik i cili nuk dihet se kur mund të fillojë’, thuhet në përgjigje të Qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme