Hovenier oficerit ukrainas: Ju uroj më të mirën në mbrojtjen e vendit tuaj
BKT
Lajme

Hovenier oficerit ukrainas: Ju uroj më të mirën në mbrojtjen e vendit tuaj

M.Miftari/RTKlive

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka përshëndetur trupat ushtarake të Ukrainës, duke falënderuar për shërbimin në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

 “Këtë javë, takova oficerin e lartë ukrainas të KFOR-it. I nderuar t’ia jap lamtumirën dhe të falënderoj trupat e Ukrainës për përkushtimin e tyre afatgjatë ndaj misionit të NATO-s në Kosovë. I uroj atyre më të mirën derisa shkojnë në shtëpi për të mbrojtur vendin e tyre nga lufta brutale e Kremlinit”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme