14:55 / 15.10.2022
Shala: Probleme të mëdha teknike edhe pas remontit në Bllokun A4
M.Miftari/RTKlive
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka kritikuar qeverinë për menaxhim të dobët në fushën e energjetikës.
Ai, përmes rrjetit social Facebook, ka reaguar për problemet e mëdha teknike që po e përcjellin Termocentralin Kosova A, veçmas Bllokun A4, me ç’rast humbjet e energjisë janë të mëdha.
“Probleme të mëdha teknike edhe pas remontit në Bllokun A4, të Termocentralit Kosova A. Blloku A4, pas remontit një mujor, ka startuar në punë me datën 02/10/2022, dhe tani pas dy jave është i detyruar të çkyqet nga puna në ora 24:00, shkaku i rrjedhjes së kaldajës. Humbjet e energjisë janë 140 MW/h!”, ka shkruar deputeti Shala në FB.























