Rakushan e Johansson muajin tjetër në Ballkan, shkak emigrantët
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Rakushan e Johansson muajin tjetër në Ballkan, shkak emigrantët

Jeton Musliu/RTKlive

Ballkani Perëndimor dhe lufta në Ukrainë ishin dy temat kryesore të mbledhjes së Këshillit për Punë të Brendshme të BE-së.

Në fillim të muajit nëntor, Vít Rakushan, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme të Republikës Çeke, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës së Presidentes së BE-së, së bashku edhe me Ylva Johansson, komisoneren për Punë të Brendshme të BE-së, pritët të kryejnë një vizitë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo vizitë pason një diskutim në Këshillin për Punë të Brendshme të  Bashkimit Evropian, i cili është mbajtur me 13 dhe 14 tetor,  ka diskutuar çështje të ndryshme, por  me dy pika kryesore, raporton RTKlive.

Sipas ministrit Rakušan, është diskutuar thellësisht për vendet Ballkanit Perëndimor dhe BE-në, si dhe për harmonizim të politikës së vizave.

Ai tha se vizita në rajon do të realizohet për të vënë në pah se duhet të bëhet një menaxhim më i mirë i kufijve.

E për  shkak të rritjes së numrit të emigrantëve përmes Ballkanit,  Serbisë pritet t’i kërkohet të ashpërsojë rregullat për dhënien e vizave.

Komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, nuk e përjashtoi si mjet presioni edhe vështirësimin e udhëtimit për shtetasit serb.  “Ne duhet ta ndalim fluksin”, tha Johansson më tej, raporton RTKlive.

BE-ja e akuzon Serbinë dhe të tjera vende të Ballkanit Perëndimir, se po i anashkalojnë rregullat e hapësirës Shengen. Serbia ka marrëveshje për udhëtimin pa viza me Indinë, Tunizinë dhe me Turqinë.

Edhe nga vendi afrikano-lindor Burundi e madje edhe nga Kuba aktualisht vijnë shumë njerëz përmes rrugës ballkanike në BE, një itinerar që zakonisht përdoret nga sirianët e afganët.

Madje është folur që Serbia të suspendohet nga lëvizja e lirë në zonën Schengen.


MË SHUME NGA Lajme