Liverpooli e do yllin e Dortmundit, jo Mbappe-n
BKT
Sport

Liverpooli e do yllin e Dortmundit, jo Mbappe-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Që kur u shfaqën pakënaqësitë e Kylian Mbappe-s te PSG-ja, Liverpool është përmendur si një nga destinacionet e mundshme për yllin francez.

Megjithatë, sipas gazetarit Ben Jacobs, ‘The Reds’ e kanë prioritet nënshkrimin me mesfushorin e Borussia Dortmundit Jude Bellingham e jo reprezentuesin francez.

Menaxheri i klubit nga ‘Anfield’ Jurgen Klopp është një fans i madh i Bellingham të cilin dëshiron ta ketë në skuadër.

Siç raportohet, Liverpool do të gjejë fonde për të transferuar Bellingham e jo Mbappe-n.