Hoti për luftën në Ukrainë: Kosova është me popullin ukrainas
BKT
Lajme

Hoti për luftën në Ukrainë: Kosova është me popullin ukrainas

N.Mekolli /RTKlive

Ish- kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar një video nga bombardimet në Kiev mëngjesin e së hënës.

Ai, në një postim në Facebook, ka shkruar në se videon ia ka dërguar njëri nga deputetët e Parlamentit të Ukrainës.

“Kosova është me popullin ukrainas. Ata do ta fitojnë këtë luftë, sepse po luftojnë për pragun e shtëpisë dhe për fëmijët e tyre. E gjithë bota demokratike duhet ta ndihmojnë Ukrainën, sepse po e mbron rendin demokratik botëror”, shkruan Hoti.


MË SHUME NGA Lajme