Osmani: Populli i Kosovës është në krah të popullit ukrainas
V.Thaçi / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim delegacionin e Rrjetit Global të Viktimave dhe të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Luftës nga Ukraina e Kolumbia.
Osmani, ka thënë se përvoja e Kosovës mund ta ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale.
“Sot prita një Delegacion të Rrjetit Global të Viktimave dhe të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Luftës nga Ukraina dhe Kolumbia. Përvoja e Kosovës mund ta ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Populli i Kosovës është në krah të popullit ukrainas dhe do të vazhdojë mbështetjen ndaj tij me të gjitha mundësitë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.
Sipas Osmanit, historia më e re e Kosovës bart në vete rrëfimin e trishtë të mbi 20 mijë grave të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999 nga regjimi i Serbisë.























