“Top Girls” vjen premierë, nesër në Prishtinë
BKT
Kulturë

“Top Girls” vjen premierë, nesër në Prishtinë

Sh.Gashi/RTKlive

Më 18 tetor në ora 19:30 në Teatrin e Qytetit të Prishtinës "Dodona" vjen premiera e shfaqjes teatrore "Top Girls", bashkëproduksion i Artpolis me TQP "Dodona".

"Top Girls" është shfaqje e vitit 1982 nga Caryl Churchill, është eksplorim i asaj se çfarë do të thotë të krijosh një jetë brenda një shoqërie patriarkale,  vjen në Kosovë në një verzion modern me regji të Shkurtë Aliu-t, duke shpërfaqur mendësinë aktuale të sistemit patriarkal në Kosovë, duke treguar mënyrat tinëzare në të cilat patriarkati kontrollon jetën e grave.

Shfaqja eksploron rolet që janë në dispozicion të grave në shoqërinë moderne, tregon çmimin që gratë paguajnë për sukses në jetën profesionale dhe gjithashtu se çfarë do të thotë të jesh një grua e suksesshme në shoqëri.

Gratë nuk do të çlirohen kurrë me të vërtetë derisa të çlirohen nga kufijtë e shoqërisë patriarkale.

Bashkëproduksion i Artpolis me TQP “Dodona" Nga: Caryl Churchill

Regjia: Shkurtë Aliu, Luajnë: Donikë Ahmeti, Vjosë Tasholli, Molikë Maxhuni, Zhaneta Xhemajli, Zana Berisha, Blerta Gubetini, Skenografia: Bekim Korça, Kostumet: Arbnor Brahimi , Muzika: Trimor Dhomi, Koreografia: Robert Nuha, Dizajni i dritave: Skender Latifi, Teknikë të skenës: Albert Gashi, Bedri Maloku, Fadil Bekteshi, Asistente e produksionit: Elira Lluka.

Shfaqja "Top Girls" realizohet në kuadër të projektit “HumanRightivism” implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar - CDF, përkrahur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë”.


MË SHUME NGA Kulturë