08:21 / 18.10.2022
MPB lanson fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore
M.Sh/RTKLive
Në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim, Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. Hapjen e kësaj ceremonie do ta bëjë Blerim Gashani, zëvendësministër i MPB-së dhe njëherit Koordinator Nacional kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesëz edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Arbërie Nagavci, ministre e MASHT-it si dhe përfaqësues të lartë nga Prokuroria e shtetit, Policia e Kosovës, BE, Këshilli Evropian, ambasadës amerikane, organizatës IOM si dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.























