Jaho në gjendje jo të mirë shëndetësore, merr vendimin e papritur
BKT
Kulturë

Jaho në gjendje jo të mirë shëndetësore, merr vendimin e papritur

Sh. Gashi/RTKlive

Sopranoja e njohur, Ermonela Jaho ka anuluar dy koncerte në Oviedo dhe Bilbao. Shkak është bërë gjendja shëndetësore e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook, duke shprehur të gjithë trishtimin e madh që ndjen.

Ermonela ka falënderuar të gjithë publikun duke i thënë se do të kthehet shumë shpejt në skenë.

“Dua të shpreh me gjithë sinqeritet, nga thellësia e shpirtit, trishtimin e madh që ndjej tani që detyrohem të anuloj dy koncertet e mia në Oviedo dhe Bilbao për arsye të pashmangshme shëndetësore. Spanja është një vend për të cilin ndjej një dashuri të madhe dhe më bëri iluzion të veçantë për të qenë në gjendje të transmetoj në një mënyrë kaq të afërt, përmes muzikës, të gjithë afeksionin që ndjej për publikun tuaj, që me këto fjalë ju kërkoj falje dhe vlerësoj shumë”, ka shkruar mes tjerash ajo.


MË SHUME NGA Kulturë