Deputeti ukrainas: Kosova së shpejti pjesë e Këshillit të Evropës|Video
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Deputeti ukrainas: Kosova së shpejti pjesë e Këshillit të Evropës|Video

A.Bela / RTKlive

Përfaqësuesi i Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, sot në emisionin INFO Plus në RTK, ka folur për vazhdimin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, përkrahjen ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, si dhe për vizitën që ai do t’i bëj Kosovës më 27 tetor të këtij viti.

Ligjvënësi nga Ukraina shpreson se zëri i tij të dëgjohet dhe se Republika e Kosovës të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës. Sipas tij një ditë edhe Ukraina do ta njoh Kosovën. “Unë do të vazhdoj punën time në Ukrainë, do të vijë dita kur Ukraina do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur”, theksoi ai.

Goncharenko ka falënderuar Kosovën për mbështetje ndaj Ukrainës dhe për ndihmën që Kosova ka dhënë gazetarëve ukrainas përmes një programi.

Ai ka bërë me dije se do të flas në Kuvendin e Kosovës. “Unë jam i ftuar që të vizitojë Kosovën më 27 tetor dhe do të flas në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij vetëm forca e ndal, tiranin Vladimir Putini. “Për tiranët e tillë, si Putini dhe Millosheviqi, vetëm forca i dal ata”, theksoi ai.


MË SHUME NGA Lajme