Krasniqi takon Ambasadorin e ri të Francës,flasin për liberalizim të vizave
BKT
Foto/ PDK
Lajme

Krasniqi takon Ambasadorin e ri të Francës,flasin për liberalizim të vizave

A.B / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot me të cilin ka diskutuar për aktualitetin politik, qëndrimet e PDK-së dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

"Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendim pozitiv për këtë proces. Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë", tha Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme