Prokuroria Speciale konfirmon ndalimin e një të dyshuari për krime lufte
BKT
FOTO/ Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Lajme

Prokuroria Speciale konfirmon ndalimin e një të dyshuari për krime lufte

E.Hoti/RTKlive

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se në Budapest të Hungarisë, sipas urdhër arrestit ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj S.S., është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me  krimet e luftës.

Bëhet e ditur se i dyshuari ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë 33 persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore.​


MË SHUME NGA Lajme