Operohet N`Golo Kanté, mungon në Botëror
BKT
Sport

Operohet N`Golo Kanté, mungon në Botëror

Uran Krasniqi/RTKLive

Chelsea do të jetë pa N`Golo Kanté për katër muaj pasi mesfushori iu nënshtrua një operacioni të martën. 

Kësisoji francezi ka humbur edhe Botërorin e Katarit me Francën. 

Kante është paraqitur në vetëm dy ndeshje në Premier League dhe ka luajtur gjithsej 175 minuta këtë sezon.

Kante është lojtar shumë i rëndësishëm për Chelsean që nga transferimi i tij nga Leicester City në vitin 2016 dhe po aq i rëndësishëm për Francën, ku ka realizuar pesëdhjetë  e tri paraqitje.