Premier Liga dhe La Liga vijnë sonte me sfida interesante
BKT
Sport

Premier Liga dhe La Liga vijnë sonte me sfida interesante

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Dy ligat e forta evropiane, vazhdojnë sonte me duelet e radhës.

Premier Liga rikthehet me pesë ndeshjet e javës së 11-të. Sfida kryesore luhet në ‘Old Trafford’, ku Man UTD përballet me Tottenhamin.

Liverpool pas fitores kundër Man Cityt fundjavën që lamë pas, sonte kundër West Ham kërkon fitoren e radhës.

Edhe La Liga vjen me disa përballje joshëse. Real Madridi në udhëtim tek Elche kërkon të vazhdojë serinë pozitive në këtë edicion të garave, derisa interesant parashikohet të jetë edhe ndeshja Real Socieda-Mallorca e Vedat Muriqit.

Sulmuesi kosovar nuk do të paraqitet as në duelin e sontem për shkak të pezullimit më karton të kuq.