Prishtina përmbys Dritën, Malisheva leksion Ferizajt
BKT
Sport

Prishtina përmbys Dritën, Malisheva leksion Ferizajt

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Prishtina e ka fituar derbin kundër Dritës, me rezultat 1-2, sot në Gjilan.

Gjilanasit dhe prishtinasit u përballen në Gjilan, në sfidën kryesore të kësaj mesjave.

Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha në vendin tonë, ka prodhuar një lojë interesante, sidomos në fraksioni e dytë kur edhe u shënuan tre golat.

Fillimisht gjilanasit përmes Balde (88’), kaluan në epërsi, kurse, Shefitin (90’) dhe Kryeziu (90+3’ pen)  shënuan nga një gol për fitoren e madh të skuadrës së Ismet Munishit.

Drita nga minuta e 65-të luajti më një lojtar më pak në terren pasi që u ‘skuq’ Rron Broja.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër Malisheva i ka dhënë leksion Ferizajt, duke e mposhtur bindshëm prej 0-6.