Krimet serbe ende të freskëta në kujtesën e dëshmitarëve|Video
BKT
Lajme

Krimet serbe ende të freskëta në kujtesën e dëshmitarëve|Video

Islam Haxhiu / RTK

Masakrat e Serbisë të kryera në Kosovë kanë ende dëshmitarë të gjallë të cilët rrëfejnë kujtimet e trishta të asaj kohe. Njëra ndër to është edhe ajo e 26 marsit të vitit 1999 ku në lagjen Kristal të Pejës u vranë 33 civilë shqiptarë.

Sikurse edhe për shumë masakra tjera, as për këtë nuk është vënë drejtësi. Por së fundmi një serb është arrestuar si i dyshuar për pjesëmarrje në krime lufte.

23 vjet më parë u vranë mizorisht Eshref dhe Valdet Krasniqi, babë e djalë.

"Ishte mbrëmja e 26 marsit '99 ndërsa po luanim brenda shtëpisë bashkë me motrën vëllaun dhe fqiun tonë Labinotin, kur papritmas oborri i shtëpisë u mbush plot me policë e paramiltarë serbë të cilët me breshëri plumbash thyen edhe dyert e shtëpisë dhe u futen brenda", kështu rrëfen Jakup Krasniqi që humbi të atin Eshrefin dhe vëllain Valdetin.

“Pasi na e vranë babën dhe vëllaun, ata vazhduan duke hyrë shtëpi më shtëpi e duke vrarë edhe civilë tjerë të paarmatosur”, thotë Jakupi .

Edhe Labinot Kaliqani dëshmitar i kësaj ngjarje të rëndë cili ishte duke luajtur me bashkëmoshatarët e tij brenda në shtëpi kujton ato pamje të tmerrshme kur para fëmijëve dhe familjarëve tjerë u ekzekutuan babë e djalë.


MË SHUME NGA Lajme