Çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të rriten |Video
BKT
Lajme

Çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të rriten |Video

Valjete Shala / RTK

Derisa Kuvendi ta shqyrtojë këtë projektligj, çmimet e produkteve themelore po rriten paparashikueshëm.

Rritja e çmimeve të produkteve bazë është bërë e pandalshme. Në një nga marktet në vend çmimet e produkteve vendore, por edhe i atyre të importuara, aktualisht janë këto.

Buka e bardhë 0.50 - 0.60 euro, Mielli 5 kg - 5.18 euro,  Vaji 1litër - 2.89 euro, Qumështi 1litër - 1.15 euro, Vezët 30 copë - 3.89 euro, Fasulet 800 gramë - 2.49 euro, Orizi i bardhë 700 gramë - 1.19 euro, Kripa 900 gramë - 0.45 euro

Rritja e çmimeve vërtetohet edhe nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Në publikimin e Indeksit të Harmonizuar të çmimeve të konsumit, del se inflacioni në shtator ishte 12,7% më i madh se shtatori i vitit të kaluar.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit - shtator 2022

Vajra dhe yndyra ushqimore (49.7%)

Bukë dhe drithëra (33.5%)

Qumësht, djathë dhe vezë (25.8%)

Salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë etj. (16.7%)

Gjatë ditës kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar heqjen e TVSH-së për disa produkte elementare, duke përfshirë bukën, miellin, sheqerin, vajin, kripën.

Ai tha se heqja e TVSH-së nuk e dëmton buxhetin e vendit, por e lehtëson përballueshmërin e qytetarëve në këtë krizë të paprecedentë.


MË SHUME NGA Lajme