Mbrëmje japoneze në Prishtinë
M.Shefkiu/RTKLive
Tingujt e instrumenteve japoneze kanë jehuar sonte në amfiteatrin e Universitetit të Prishtinës, në të cilin artistë japonezë kanë dhënë shfaqje para publikut kosovarë.
Kjo ngjarje u organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe me Universitetin e Prishtinës.
Ky rast është vetëm shprehje thellë e respektit të ndërsjellë që kemi ndaj kulturave përkatëse të njëri-tjetrit, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapje të mbrëmjes japoneze. Ky aspekt, sipas tij, është ura më e mirë ndërmjet dy kombeve, ku njerëzit tanë mund të bashkohen dhe të vlerësojnë traditat e njëri-tjetrit.
“Bashkëpunimi mes dy vendeve tona në sferën e muzikës është i gjallë dhe i mirë, duke përfshirë koncertet e mbajtura si në Kosovë ashtu edhe në Japoni”, tha Kurti, i cili në këtë sfond përmendi dirigjentin Toshio Yanagisawa, për kontributin e dhënë në komunitetin muzikor të Kosovës.
Kryeministri Kurti tha se kultura japoneze është shënuar tashmë me ar në historinë e Kosovës.
Arti i Xhudos, i themeluar nga Sensei i madh i Jujitsu, Kano Jigoro në fund të shekullit të 19-të, deri më tani, në fillim të shekullit të 21-të, na ka dhënë tre medalje të arta në Lojërat Olimpike, duke përfshirë dy në vitin e fundit në Tokio”, ka deklaruar kryeministri Kurti.























