‘Djajtë e Kuq’ të etur për De Jong, gati 80 milionë euro
BKT
Sport

‘Djajtë e Kuq’ të etur për De Jong, gati 80 milionë euro

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Manchester United duket se është i vendosur për të transferuar mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Klubi nga ‘Old Traffordi’ edhe verën e kaluar tentoi ta blentë holandezin, por ky transferim nuk i realizua.

Mirëpo, siç raportojnë mediat britanike, ‘Djajtë e Kuq’ janë të etur për mesfushorin e katalonasve.

United sërish do të hedhet në sulm për De Jong, madje, siç thuhet klubi anglez është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për reprezentuesin holandez.

United do të provojë qysh në afatin kalimtar të janarit të transferojë De Jong në ishull.