Tifozët e Lazios e kërkojnë rikthimin e Muriqit: “Kthehu Vedat”
BKT
Sport

Tifozët e Lazios e kërkojnë rikthimin e Muriqit: “Kthehu Vedat”

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Lazio nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Ciro Immobile për të paktën 40 ditë për shkak të lëndimit të pësuar fundjavën që lamë prapa.

Lëndimi i sulmuesit italian, do të jetë hendikep i madh për ‘lacialët' në vazhdim të kampionatit.

Tifozët e ‘bardhekaltërve’ të Italisë, kanë kërkuar rikthimin e Vedat Muriqit në kryeqytetin italian.

Ylli i ‘Dardanëve’ gjatë verës që lamë prapa, u transferua tek Mallorca nga Lazio.

“Urime bomber”, “Kthehu Vedat”, “Na mungon Pirati”, etj., ishin disa prej komenteve të tifozëve “Biancocelesti” në rrjetet sociale, duke e kërkuar rikthimin e prizrenasit në Lazio, përkundër eksperiencës së tij dëshpëruese për një vit e gjysmë në “Olimpico”, raporton “lalaziosiamonoi”.

Shpërthimi i 28 vjeçarit në Mallorca ka bërë që tifozët e Lazios ta duan atë në skuadrën e zemrës.