Qeveria e KFOR-i të koordinuar për sigurinë në Kosovë
BKT
Lajme

Qeveria e KFOR-i të koordinuar për sigurinë në Kosovë

V.Thaçi /RTKlive

Kryeministri Albin Kurti, priti në takimin e parë formal, pas marrjes së komandës të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Së bashku me urimin për detyrën e re dhe mirëseardhjen në Republikën e Kosovës, Kurti e njoftoi Gjeneralmajor Ristuccia për zhvillimet në vend, punën e qeverisë dhe synimet e saj, me theks te fusha e sigurisë, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrisë.

Kurse Gjeneralmajor Ristuccia shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet vartëse të sigurisë dhe rendit në shërbim të sigurisë, paqes dhe garantimit të lirisë së lëvizjes.

Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia mori komandën e KFOR-it më 10 tetor. Ai është oficeri i 13-të italian që merr komandën, si Komanda e 27-të e KFOR-it.


MË SHUME NGA Lajme