Qeveria ndanë 19 milionë euro për ringjallje ekonomike
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Qeveria ndanë 19 milionë euro për ringjallje ekonomike

M.Sh/RTKLive

Qeveria e Kosovës në mbledhjen elektronike mbajtur të premten në mëngjes, ka miratuar dy vendime për ndarjen e nëntëmbëdhjetë milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike, thuhet në njoftimin e ekzekutivit.

Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të, thuhet se janë ndarë pesë milionë euro për zbatimin e masës 3.7 për Mbështetje për tejkalimin  e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë eurosh, për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar, thuhet në njoftim.​


MË SHUME NGA Lajme