Kastrati: Dy mijë euro dënim,për ata që refuzojnë regjistrimin e popullsisë
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Kastrati: Dy mijë euro dënim,për ata që refuzojnë regjistrimin e popullsisë

A.Bela / RTKlive

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës të premten kanë organizuar diskutimin e parë publik “Regjistrimi i popullsisë – Nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim”.

Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e zyrës se UNFPA-së në Kosovë, tha se regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm për zhvillimin e vendit.”Kosova duhet të mendojë seriozisht të ndërrojë politikat demografike për shkak të situatës, të rinjtë tanë po na ikin prej vendit ose po planifikojnë të ikin, po ashtu edhe jetëgjatësinë”, tha ajo, raporton RTKlive,

Ndërsa Liza Gashi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, theksoi regjistrimi i popullsisë është komponent kyç për zhvillim të vendit dhe shoqërisë.

“Me migrim nuk po ballafaqohet vetëm Kosova...e jona është të ndërtojmë politika që popullsia të jetoj këtu”, theksoi ajo. Sipas saj, është mirë që të kemi një statistikë të re dhe të shohim investimet si bëhen për zona të caktuara. “Të marrim shembull shkollat, statistikat për atë lokacion, nuk duhet të jetë vetëm dëshira për të pasur shkolla të reja”, theksoi ajo.

Edhe për uljen e natalitetit në Kosovë, Gashi tha se edhe me këtë problem nuk po ballafaqohet vetëm Kosova, po rajoni dhe Evropa. Statistikat që do të dalin, sipas Gashit do të jenë të për plane afatgjate të Kosovës.

Avni Kastrati nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tha se regjistrimi është një fotografi. “Jemi në fazën e sqarimit për regjistrim të popullsisë”, theksoi ai. Kastrati ka folur për mënyrën e trajnimit të stafit dhe nuk do të jetë ai i vitit 2011, si dhe për metodat e monitorimit që do zbatohet në regjistrimin e ri të popullsisë.

“Është një task force prej 100 veta, që do të shikojnë kualitetin e pyetësorit në kohë reale”, theksoi ai. Kastrati bëri me dije se regjistrimi është bazuar në ligj. “Nëse kryefamiljari nuk jep të dhëna, kur të shkon me ndonjë një institucion do të paguajë dënimin prej dy mijë eurove”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme