Dalot, prioritet i Barcelonës
BKT
Sport

Dalot, prioritet i Barcelonës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Barcelona është e interesuar për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Diogo Dalot.

Trajneri i katalonasve, Xavi Hernandez synon ta forcojë repartin e mbrojtjes, aty ku skuadra e tij çalon më shumë.

Dalo siç raportojnë mediat spanjolle, është prioritet i ‘Blaugranave’.

Dalot në vitin 2023 mbyll kontratën me ‘Djajtë e Kuq’, dhe duket se ardhmja e tij, do të jetë larg ‘Old Traffordit’.

Barcelona mësohet se është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit të Unitedin, të cilin dëshiron ta sjell në ‘Camp Nou’.

Ndryshe, United beson se do të rinovojë kontratën me Dalot.