Baerbock: BE të përmbush premtimin ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave
BKT
Foto: DW
Lajme

Baerbock: BE të përmbush premtimin ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave

V.Thaçi /RTKLive

Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Jôrn Rohde, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka njoftuar për deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në takimin me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Përendomor, me partnerët e “Procesit të Berlinit”, e cila ka theksuar se premtimi prej kohësh i BE-së ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave duhet përmbushur.

“Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalën e saj hyrëse të takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Përendimor me partnerët e “Procesit të Berlinit”, theksoi fuqishëm se BE ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitesh dhe  tani duhet ta përmbushë atë”, ka shkruar Rohde në "Twitter".


MË SHUME NGA Lajme