Australia mbështetë aspiratat euro-atlantike të Kosovës
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Australia mbështetë aspiratat euro-atlantike të Kosovës

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim të ngarkuarin me punë jorezident të Australisë, Andrea Biggi.

Integrimi euro-atlantik i Kosovës ishte temë e bisedës në këtë takim, sikurse që u bënë biseda edhe për luftën në Ukrainë, energjinë, sigurinë, zhvillimin, agjendën e gjelbër dhe politikat e ndryshimeve klimatike. 

Palët në këtë takim riafirmuan dënimin e tyre ndaj agresionit rus dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Ukrainës.

“Zëvendëskryeministri tha se Kosova ka koordinuar politikën e saj të jashtme me partnerët perëndimorë, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka treguar gatishmëri për të pritur refugjatët ukrainas”, citon komunikata zëvendëskryeministrin Bislimi.

Ndërkaq i ngarkuari jorezident i Australisë, Andrea Biggi shprehu mbështetjen e shtetit që përfaqëson për Kosovën dhe aspiratat e saj euro-atlantike.

“Ai po ashtu shpërfaqi politikat e reja substanciale dhe ambicioze, për ta drejtuar tranzicionin ekonomik drejt zero emetimeve, duke theksuar se Australia është furnizues i besueshëm dhe i qëndrueshëm i energjisë dhe burimeve të saj”, thotë komunikata e qeverisë.


MË SHUME NGA Lajme