Belica pret përballje të fortë me Llapin
Uran Krasniqi/RTKLive
Mbrojtësi i Prishtinës, Egzon Belica konsideron se ndeshja Prishtina - Llapi do të jetë një përballje e fortë.
Ai ka folur para ndeshjes për faqen zyrtare të klubit.
"Ndeshjen kundër Llapit e vlerësojmë maksimalisht. Do të jetë një përballje e fortë dhe pritet mjaft e luftuar nga të dyja palët. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për neve që t'i bashkangjitemi dy ekipeve të para në tabelë. Llapi e ka një skuadër shumë cilësore, por ne i dimë kualitetet tona dhe do të mundohemi që t'i arrijmë pikët maksimale", ka thënë ai. "Atmosfera në ekip është shumë e mirë sepse edhe fitoret na kanë çliruar së fundmi. Gjithsesi, duhet të jemi me këmbë në tokë sepse kampionati shumë i luftuar dhe duhet t'u qasemi ndeshjeve me shumë seriozitet".
Ndeshja Prishtina - Llapi luhet të shtunën me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i përket xhiros së trembëdhjetë të Albi Mall Superligës.























