20:04 / 22.10.2022
Prishtina fiton ndeshjen me Llapin
Prishtina ka realizuar fitoren e tretë me radhë. Në ndeshjen e sotme të zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë klubi kryeqytetas ka mposhtur klubin e Llapit. Ndeshja është mbyllur me rezultat 2-0.
Kryeziu në minutën e tridhjetë e shtatë dhe Krasniqi në minutën e tetëdhjetë e pesë kanë realizuar golat e fitores.
Pas kvsaj ndeshje Prishtina grumbullon njëzet e një pikë dhe gjendet në vendin e tretë në tabelë, ndërsa Llapi është në vendin e gjashtë me trembëdhjetë pikë.























