VV-së i shtohen dy organizata
E.Hoti/RTKlive
Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për VETËVENDOSJE!. janë dy organizatat e reja të cilat i janë shtuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti ka shkruar në Facebook të shtunën për strukturat e reja në parti të grave dhe të rinjve.
Ai tha se ato do ta rrisin politikën barazimtare dhe do ta shtojnë vendosmërinë për Lëvizje të gjerë e gjithëpërfshirëse.
“Dy organizata që do ta rrisin politikën barazimtare dhe do ta shtojnë vendosmërinë për Lëvizje të gjerë e gjithëpërfshirëse. Gratë e rinia janë shumica jonë. Na duhet pjesëmarrje aktive e të dyja këtyre. U uroj secilës e secilit punë të mbarë drejt synimit për më shumë drejtësi e demokraci shoqërore”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Sipas tij, dy organizatat që i janë shtuar Lëvizjes Vetëvendosje e bëjnë atë infrastrukturë të sigurt për ndryshimet progresiste në Republikën e Kosovës.























