Video|Vazhdon punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
BKT
Lajme

Video|Vazhdon punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

N. Mekolli /RTKlive

(E plotësuar) Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në të cilin po marrin pjesë rreth 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës, në ditën e dytë u fol edhe për çështjen e krimeve të kryera dhe dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se përkundër të gjitha vështirësive nëpër të cilat kanë kaluar gratë në Kosovë, e kanë dëshmuar në vazhdimësi se sa të forta janë.

Ndërsa prokurorja Drita Hajdari foli për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë, derisa të pranishmëve iu drejtua edhe deputetja nga Ukraina, Kravchuk.

Pjesëmarrësve në hapje të këtij forumi, sot, u është drejtua edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, e cila foli për punën e palodhshme të ish-sekretares së Shtetit, Medlin Ollbrajt, dhënë për lirinë e Kosovës. Gjithashtu përmes një video-mesazhi të pranishmëve u është drejtua edhe ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Kurse panelistëve dje, në ditën e parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, u është drejtuar përmes një video-fjalimi edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se forumi i organizuar nga presidentja Osmani bashkon dy gjëra që i kishte shumë për zemër sekretarja Madeleine Albright: popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave.

Video|Gërvalla: Albright është ajo që e ndërroi rrjedhën e historisë

Me iniciativë të presidentes Vjosa Osmani, në Prishtinë, sot për të dytën ditë me radhë, po vazhdon punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili ka mbledhur mbi 400 pjesëmarrës.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pasi përshëndeti të pranishmit në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, foli për rolin e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, për lirinë e Kosovës.

“Madeleine Albright është ajo që ndërrojë rrjedhën e historisë. Madeleine Albright ka shpëtuar mijëra jetë, ka qenë çelësi i ndaljes së luftës dhe gjenocidit në Kosovë.  Ishte më e qarta,  më e vendosur në atë kohë. Ishte ajo që bindi të gjithë presidentët për angazhimin e tyre, për të ndihmuar Kosovën”, tha Gërvalla.

Ajo, tha se Albright ishte ndryshe, dhe ishte ajo që bëni ndryshimin, ishte përkrah vlerave.

“Ajo kishte kurajën të përshkruan realitetin ashtu si është dhe ky ishte çelësi i zgjedhjes”, tha ajo.

Sipas Gërvallës, gratë janë efektive, sepse punojnë për kushte më të mira. Shmangja ndaj punës e ka sjell luftë.

“Që nga viti 199 kemi kërkua ndihmën që të mos ndodhin luftërat që ndodhën. Albright ishte ajo që ndërmori hapat e duhur për të ndalur Millosheviqin”, tha ajo.

Gërvalla kërkoi intensifikim të punës së grave, sepse kjo është në interes të gjithëve.

Vazhdon punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Me iniciativë të presidentes Vjosa Osmani, në Prishtinë, sot për të dytën ditë me radhë, do të vazhdon punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili ka mbledhur mbi 400 pjesëmarrës.

Përgjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky Forum, folës, panelistë e diskutues të tjerë do të debatojnë në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se temë e këtij forumi është ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme.

Sipas saj, Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është edhe platformë për rritjen e ndërgjegjësimit për nevojë për të njohur dhe promovuar aftësitë e grave e vajzave, për të kontribuar në mënyrë thelbësore në proceset e paqes dhe të sigurisë.

Panelistëve dje, në ditën e parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, u është drejtuar përmes një video-fjalimi edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se forumi i organizuar nga presidentja Osmani bashkon dy gjëra që i kishte shumë për zemër sekretarja Madeleine Albright: popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave.

Ndërsa, presidentja Osmani theksoi se nëse dëshirojmë të mirëmbajmë paqen, mund ta bëjmë vetëm nëse gratë janë në tavolinat vendimmarrëse. Presidentja u ka ndarë grave të Ukrainës, Çmimin Presidencial të Meritave.


MË SHUME NGA Lajme