Bajrami: Mësimi dështoi dy të shtune, përgjegjëse është Nagavci
BKT
Lajme

Bajrami: Mësimi dështoi dy të shtune, përgjegjëse është Nagavci

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, thotë se kryeministri Kurti duhet të kërkojë përgjegjësi nga ministrja e arsimit Arbërie Nagavci për dështimin e zëvendësimit të orëve mësimore për dy të shtune radhazi.

Deputetja Bajrami, në një postim në Facebook, ka thënë se ministrja Nagavci duhet të shkarkohet menjëherë, në rast se mësimi dështon edhe të shtunën e ardhshme.

“Arbërie Nagavci është përgjegjëse pse dështoi edhe këtë të shtunë zëvendësimi i orëve mësimore. Kryepërgjegjësi është Albin Kurti i cili po e toleron një ministre të tallet me mijëra fëmijë e familje.

Sipas Bajramit, kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës.

“Nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë. Partia në pushteti erdhi në Qeveri për t’i zgjidhur të gjitha ''çështjet kombëtare e ndërkombëtare'', por po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim”, ka shkruar Bajrami.


MË SHUME NGA Lajme