Konjufca kërkon mbështetje e Maltës për agjendën evropiane të Kosovës
BKT
Foto: Qëndresa Duraku
Në Fokus

Konjufca kërkon mbështetje e Maltës për agjendën evropiane të Kosovës

N. Mekolli /RTKlive

(E plotësuar) Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Presidentin e Republikës së Maltës, George Vella, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin tonë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.

Bëhet e ditur se në takim, përveç çështjeve tjera, u bisedua për raportet dypalëshe dhe proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, si dhe u shkëmbyen mendime për zhvillimet politike dhe sfidat e sigurisë në rajon e më gjerë.

“Kryetari Konjufca vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona janë shumë të mira dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë.

Malta, tha Kryetari Konjufca, është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ne jemi përherë mirënjohës për njohjen, por edhe për përkrahjen e palëkundur drejt të ardhmes në BE dhe anëtarësimin në organizatat e ndryshme ndërkombëtare”, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se kryeparlamentari ka kërkuar nga shteti mik i Maltës vazhdimin e mbështetjes për agjendën evropiane të Kosovës, përfshirë edhe liberalizimin e vizave, Kryetari Konjufca nënvizoi se qytetarët tanë janë të vetmit në Evropë të cilët ende nuk mund ta gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë.

“Pasi e falënderoi Kryetarin Konjufca për mikpritjen, Presidenti George Vella shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e partneritetit dypalësh, si dhe ritheksoi përkushtimin për të qëndruar përkrah Republikës së Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian”, thuhet tutje në këtë njoftim. ​

Konjufca pret në takim presidentin e Maltës, George Vella

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presidentin e Maltës, George Vell.

Më herët presidenti Vella, është takuar me presidenten Osmani. Presidenti Vella është duke marr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili është duke u mbajtur në Kosovë.

Presidentin e Republikës së Maltës, George Vella, sot do ta pret në takim edhe kryeministri i i Kosovës, Albin Kurti.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 


MË SHUME NGA Në Fokus