16:31 / 23.10.2022
Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi
Uran Krasniqi/RTKLive
Xhudo i ka sjellë edhe një medalje Kosovës. Loriana Kuka fitoi medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kuka fitoi ndaj Audrey Tcheumeo në Golden Score.
Xhudistja kosovare e nisi mirë ditën e sotme me dy fitore radhazi, duke triumfuar ndaj xhudistes nga Kazakistani, Nazerke Tileukhanova, në raundin e parë, kurse në të dytin e eliminoi britaniken Emma Reid. Në çerekfinale kosovarja u mposht nga kinezja, Zhenzhao Ma, por megjithatë Kuka nuk mbeti pa medalje.
Në Grand Slam të premten medaljen e argjendtë e fitoi Nora Gjakova (-57 kg).























