Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Sot fillon festivali tradicional i komedisë në Mitrovicë. Për të folur për këtë festival të ftuar janë Fisnik Istrefi, drejtor i përgjithshëm i festivalit dhe Mirsad Ferati, drejtor artistik i festivalit.

Si çdo të hëne Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton për motin për këtë javë.

Ndërkaq Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së sektorit privat, do të flas për Ligji i pagave, si dhe mungesës së mbështetjes së sektorit privat nga fondet publike, si dhe për për temën brenda një viti 16 të vdekur në vendet e punës për shkak të kushteve jo të favorshme ikja jashtë vendit e krahut të punës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme