Ngjarjet e datës 24 tetor
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Ngjarjet e datës 24 tetor

RTKlive

Ngjarjet e datës, 24 tetor 2022

Pas vizitës së saj në Kosovë dhe një sërë takimesh të nivelit të lartë, znj. Viola von Cramon-Taubadel, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, do të mbajë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, në Prishtinë, ora 9:30)

Vazhdon seanca plenare. (Kuvendi Kosovës, oea 10:00)

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit fillon “Javën për të drejtat e viktimave të krimit”. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, U.d. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffery M.Hovenier, etj. (Ora10:00 Prishtinë)
  
Bëhet lansimi i programit të bursave të nivelit master të quajtur “Young Cell Scheme” për vitin akademik 2023-2024. Merr pjesë zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. (Amfiteatri i Bibliotekës, ora 10:00)
  
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama viziton hapësirën ku tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës së parë institucionale për trajtimin e qenve endacakë. (Rruga “Dëshmorët e Gollakut”, ora 10:00)
   
Komuna e Deçanit organizon festën tradicionale ”Dita e Gështenjës”. (Oborri i Komunës, Deçan, ora 12:00)

Partia Socialdemokrate mban një aktivitet simbolik rreth temës së dialogut me Serbinë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 13:00)

Mbahet konferenca Gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës organizuar nga Kolegji Universum, Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) dhe Forumi Ballkanik (BF), nën ombrellën e Forumit të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë (FAS Forum) i themeluar nga organizatorët. (Prishtinë, ora 13:00)


MË SHUME NGA Lajme