Lansohet programi i 13-të i bursave ‘Young Cell Scheme’
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Lansohet programi i 13-të i bursave ‘Young Cell Scheme’

A.B / RTKlive

Sot bëhet lansimi i raundit të ri të programit të bursave të nivelit master të quajtur “Young Cell Scheme” për vitin akademik 2023-2024.

Në lansiminine programit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ndryshe Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës, për të 13 herë me radhë, do të lansojnë një raund të ri të programit të bursave të nivelit master të financuar bashkërisht të quajtur Young Cell Scheme  për vitin akademik 2023-2024, thuhet në njoftim lëshuar nga Zyra e BE-së, raporton RTKlive.

“Që nga viti 2004, nga ky program kanë përfituar 364 studentë dhe nëpunës civil. Programi punon për të përmirësuar cilësinë e administratës publike të Kosovës duke investuar në arsimimin e nëpunësve civil aktual dhe të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e BE-së.

 

 


MË SHUME NGA Në Fokus