Kurti dhe Leibovich diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Izrael-Kosovë
BKT
Foto/ Zyra e kryeministrit
Lajme

Kurti dhe Leibovich diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Izrael-Kosovë

Afet Bela / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim udhëheqësen e Komitetit Amerikano-Hebraik, Avital Leibovich.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, si në fushën e ndërmarrësisë e sigurisë edhe asaj të kulturës, marrë parasysh historinë e përbashkët të miqësisë nga e kaluara.

"Në mes tjerash u fol edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e diplomacisë dhe ekonomisë, përmes dinamizimit të komunikimit dhe të vizitave të ndërsjella të përfaqësuesve institucionalë të të dy vendeve. Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e mbështetur restaurimin dhe revitalizimin e ndërtesës e cila do të akomodojë Qendrën Kulturore Hebraike në Prizren. Kjo qendër, ndër të tjerash do të prezantojë ekspozitën ku do të shfaqet historia e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit dhe historia e komunitetit Hebre në Kosovë", thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Lajme