Arsenali do të rivalizojë Real Madridin për Gakpo-n
BKT
Sport

Arsenali do të rivalizojë Real Madridin për Gakpo-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi anglez, Arsenal do të ‘luftojë’ me Real Madridin në garë për yllin e PSV-së, Cody Gakpo, raporton ‘Fichajes’.

23 vjeçari është duke bërë një sezon të madh më skuadrën holandez duke ndezur interesimin e klubeve të fuqishme evropiane.

Gakpo këtë sezon të garave, ka zhvilluar 19 ndeshje duke shënuar 24 gola, dhe tashmë ai është ndër sulmuesit më të mirë në Evropë.

Arsenali siç raportohet, është duke u përgatitur që t’i hynë garës për yllin e PSV-së, i cili ka kohë që është në ‘orbitën’ e Real Madridit.

Klubi holandez thuhet se do të kërkojë mbi 50 milionë euro për Gakpo.