Javën tjetër nis vaksinimi kundër gripit sezonal
BKT
Foto: RTKLive
Në Fokus

Javën tjetër nis vaksinimi kundër gripit sezonal

RTKlive

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinat kundër gripit sezonal, kanë arritur në Kosovë.

Kushtu,  duke filluar nga dita e hënë, do të fillojë vaksinimi i qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në njësitët e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

MSh ka siguruar vaksina të mjaftueshme prandaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen.

 


MË SHUME NGA Në Fokus