07:18 / 29.10.2022
Parashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri
RTKlive
Në Kosovë, për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, duke përjashtuar orët e mëngjesit ku pritet lokalisht të ketë vranësira të ulëta apo mjegull në ultësira.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 10-22 km/h, ndërsa temperaturat minimale të cilat do të luhaten prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 22°C, parashikon Mateo-Kosova.
Edhe në Shqipëri, moti do të vijojë me mjegull në mëngjes në lugina , gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Në zonat malore temperaturat do të luhatën ndërmjet 6/22°C, në zonat e ulët 7/28°C, ndërsa në zonat bregdetare nga 11 deri 26°C.