Ngjarjet e datës për 29 tetor
RTKlive
Gjatë të shtunës janë parashikuar disa ngjarje politike, arsimore, kulturore, sociale e sportive.
Kolegji UBT bën hapjen zyrtare të edicionit të 11-të të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion. (Kampusi i UBT-së në Lipjan ora 09:00)
Mbahet konferenca vjetore “Inovacioni në arsim përmes TIK-ut. (RIT Kosova, Prishtinë ora 09:00)
Përfaqësues francezë të misionit “Hauts-de-France në Kosovë” vizitojnë Universitetin e Prizrenit. (Universiteti i Prizrenit ora 10:00)
Federata e Pingpongut organizon ndeshjet e play off-it të ligës U17. (ShFMU “Tefik Çanga”, Ferizaj 10:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega Gjilan mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Gjilan, 12:00)
Lansohet platforma “Harta Interaktive e Këshillave Lokal”. (Qendra rekreative “Free Time”, Prishtinë, ora 12:00.