Parashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri
RTKlive
Për të dielën në Kosovë, parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim në orët e mëngjesit ku pritet lokalisht të ketë vranësira të ulëta apo mjegull në ultësira.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 10-22 km/h.
Temperaturat minimale të cilat do të luhaten prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 23°C, raporton Meteo Kosova.
Edhe në Shqipëri, moti do të mbetet pa ndryshime, mjegulla në mëngjes do të jetë e pranishme pranë luginave, gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta.
Era do të jetë me drejtim veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: Në zona malore nga 6/20°C, në zonat e ulëta nga 7/27°C dhe në zonat bregdetare nga 11/25°C.