Ngjarjet e datës 1 nëntor
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Ngjarjet e datës 1 nëntor

RTKlive

Ngjarjet e datës 1 nëntor 2022.

Me rastin e fillimit te vizitave sistematike për nxënësit në të gjitha shkollat fillore të Kryeqytetit, Drejtori i Shëndetësisë Izet Sadiku dhe Drejtorja e Arsimit znj. Besianë Musmurati, do të vizitojnë shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali. (Shkolla fillore në Hajvali, ora 9:00)

Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike do të flasë në hapjen e edicionit të dytë të Forumit të Sektorit të Ushqimit – Lidhja e Ofertës me Kërkesën. (Ora, 9:30)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MASHTI-t, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohen me anëtarët me Drejtorin e përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil, Bujar Ejupi, Avokatin e Popullit, Naim Qelaj dhe kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës lidhur me çështjen e peticionit të pesë grave – zyrtare në Autoritetin e Aviacionit Civil, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor, nga ky Autoritet. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly. (Ndërtesa e Kuvenit, ora 10:00)

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur më furnizimin më energji elektrike në vend si dhe funksionin e ndërmarrjeve në fushën energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Ndërtesa e Kuvenit, ora 12:00)  

Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon hapjen e ofertave për shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.60. (Ora, 12:30)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Forcës se Sigurisë së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim themelon grupin punues për Projektligjin e Vlerësimit të ndikimit në mjedis. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)

Avokati i Popullit dhe organizata jo-qeveritare Handikos prezantojnë rastin e Faruk Kukajt i cili së fundmi ka fituar në shkallë të parë padinë kundër Komunës së Prishtinës për diskriminim në qasje infrastrukturore, rast i zgjidhur pozitivisht nga intervenimi me Amicus Curiae të IAP. (Selia e Handikos në Veternik, ora 14:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2008-2011: Justina Pula - Shiroka, ish Ministre e Ekonomisë, Lutfi Zharku, ish Ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Ahmet Shala, ish Ministër i Ekonomisë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00)


MË SHUME NGA Në Fokus