Ngjarjet e datës 3 nëntor
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Ngjarjet e datës 3 nëntor

RTKlive

Ngjarjet e datës 3 nëntor 2022.

Shoqata e Bankave te Kosoves organizon konferencën e 20 vjetorit të ShBK-së me temë “Pershpejtimi dhe nxitja drejt një të ardhmeje me te qendrueshme për Kosovën: Roli i bankave dhe financimit”. (Ora 9:00)

Këshilli Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora9:00)

Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë solemne të ndarjes së titullit “Qytetar Nderi” i qytetit të Mitrovicës, për Halil Kastrati, në shenjë mirënjohje për kontributin e rëndësishëm dhe të veçantë për qytetin dhe qytetarët e Mitrovicës. (Muzeu i qytetit në Mitrovicë, ora 10:30)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton lidhur me organizimin e tryezave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë,  Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 12:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:00)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mban konferencë të jashtëzakonshme për medie.(Ora, 14:30)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston Lutfi Zharku, ish Ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe Ahmet Shala, ish Ministër i Ekonomisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 15:00)

Fillon punimet takimi i nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, ora 16:00)


MË SHUME NGA Në Fokus