16:31 / 04.11.2022
Pas 16 vjetësh, basketbolli rikthehet në ekranin që e rriti-RTK
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Basketbolli rikthehet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Pas 16 vitesh, basketbolli rikthehet në ekranin që e rriti. "KB Peja ka arritur marrëveshje për transmetimin e ndeshjeve të Ligës Ballkanike me Televizionin Nacional, RTK. Të gjitha ndeshjet tona në kuadër të Ligës Ballkanike do të transmetohen drejtpërdrejt, FALAS, për të gjithë dashamirët dhe fansat tonë", ka njoftuar klubi.























