Borrell: Plani franko-gjerman, palëve iu dorëzua para verës|Video
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Borrell: Plani franko-gjerman, palëve iu dorëzua para verës|Video

Jeton Musliu/RTKlive

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, deklaroi se plani franko-gjerman, Kosovës e Serbisë u është dorëzuar para verës së këtij viti.

Pasi mori pjesë në samitin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, kreu i diplomacisë së BE-së, u shpreh se ky samit, ishte mundësi e mirë për të rritur kapacitetet ekonomike dhe politike me të cilat po përballet Ballkani Perëndimor.

Për Bashkimin Evropian, si  investuesi me i madh në rajon, Borell tha se janë duke i ndihmuar këto shtete që të përballen me luftën kibernetike, sulmet kibernetike, e sulmet hibride që vijnë nga Rusia, raporton RTKlive.

Megjithatë, ai tha se edhe një proces tjetër është me rëndësi. “Pajtimi për të tejkaluar  trashëgminë nga e kaluara”, tha Borrell duke shtuar se:-“ në lidhje me këtë, ka gjithashtu mundësi për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Derisa rikujtoi se ka punuar shumë në këtë drejtim, së bashku me emisarin special, Miroslav Lajçak, Borrell u shpreh se para verës ka prezantuar planin tek të dyja palët, Serbia e Kosova, raporton RTKlive.

 “Kjo, në mënyrë që të tejkalojnë krizën e përhershme në të cilën kemi punuar, në kërkim të një marrëveshje gjithpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve”.

“I jam shumë mirënjohës Gjermanisë për mbështetje si edhe Francës në këtë propozim dhe nga palët kemi marrë përgjigje,  dhe mendoj se ky është një rast i mirë, që ata duhet ta përdorin në mënyrë që të bëjnë marrëdhëniet e tyre, le të themi më normale”, u shpreh Borrell.

Ai tha se kjo bëhet në mënyrë që të dy palët të ecin drejt rrugës evropiane.

“Ky normalizim i marrdhënieve është shumë i rëndësishëm dhe në ditët që pasojnë, do të shohim se cila është përgjigja ndaj këtij propozimi dhe shpresoj se do të prezantojë një përparim në këtë proces”.


MË SHUME NGA Lajme