Joseph: Procesi i Berlinit dëshmon super-prioritet ndaj Ballkanit të hapur
Shqipe Gashi / RTKlive
Profesori i studimeve të avancuara në Universitetin "Johns Hopkins", Edward P. Joseph ka folur në lajmet e fundit në RTK, ku ndër të tjera ka thënë se Procesi i Berlinit tashmë ka dëshmuar super-prioritetin e tij ndaj procesit të Ballkanit të Hapur.
Sipas tij, janë tre faktor pse ka dështuar ‘Ballkani i Hapur”.
“Këtu kemi të bëjmë me një marrëveshje prej 6 shteteve, e jo tri shteteve. E dyta jemi duke e parë edhe angazhimin e Gjermanisë dhe të BE-së që ka edhe mbështetjen të konsiderueshme financiare që nuk ekziston te “Ballkani i hapur” dhe së është percepsioni që në kuadër të normave, vlerave të BE-së apo rregulloreve të BE-së”, tha Edward P. Joseph për RTK .
Ai tha se procesi i Berlinit po e merr të gjithë rajonin, të gjithë Ballkanin nën një rrugëtim të tregut të përbashkët.“Procesi i Berlinit është dëshmuar se ka vitalitet.... shpresoj që SHBA të mbështet Procesin e Berlinit dhe të largohen nga Ballkani i Hapur”, tha Joseph, sipas të cilit edhe “Uashingtoni tashmë ka pranuar që Procesi i Berlinit është funksional”.























