Vela: Serbia shkeli në mënyrë të njëanshme marrëveshjet e Brukselit
BKT
Foto/president-ksgov.net
Lajme

Vela: Serbia shkeli në mënyrë të njëanshme marrëveshjet e Brukselit

A.Bela/ RTKlive

Menjëherë pasi përfaqësuesit e serbëve Kosovës kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës, ka reaguar për mes rrjetit social “Twitter”, shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela.

Vela: Lista Serbe mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit

Sipas tij vendimi për largim të serbëve nga institucionet e Kosovës i ngjan aktit të nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014.

“Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Gjithashtu tregon se Lista Srpska gllabërohet nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, ka shkruar Vela në Twitter.

Sipas tij me detyrimin e serbëve të Kosovës që të largohen nga institucionet e Kosovës, Serbia shkeli në mënyrë të njëanshme të gjitha marrëveshjet e Brukselit për shpërbërjen e strukturave të saj ilegale në Kosovë, raporton RTKlive.

“Një frikësim i tillë nuk do të funksionojë, institucionet e Kosovës do të mbeten multietnike dhe përfaqësuese të të gjitha komuniteteve”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme