Krasniqi i kërkon Qeverisë ta evitojë rrezikun në veri
BKT
Lajme

Krasniqi i kërkon Qeverisë ta evitojë rrezikun në veri

Sh.Gashi / RTKlive

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta evitoj përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Ai  përmes një reagimi ka kërkuar që kryeministri Aalbin Kurti  t’u drejtohet  qytetarëve .

“Zhvillimet e sotme në veri të vendit shënojnë një akt të paprecedent, jo vetëm të cenimit të sovranitetit juridik e shtetëror të Republikës së Kosovës, por edhe të cenimit të rendit publik, i cili është bazë për sigurinë e jetës së të gjithë qytetarëve të asaj zone, pa dallim.

Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këto zhvillime dhe në rrethana kur nuk ka një epilog të qartë rreth tyre është obligim i qeverisë që t’ua sqarojë qytetarëve se çka në të vërtetë është duke ndodhur atje.

Prandaj, kërkoj nga kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, që t’ju drejtohet qytetarëve për t'i njoftuar për seriozitetin e situatës dhe për hapat që do të ndermarrin institucionet e vendit për të garantuar ruajtjen e rendit publik, jetës së qytetarëve dhe sovranitetit të vendit.

Situata është duke ndryshuar nga ora në orë dhe rreziku i përshkallëzimit është evident. Kjo duhet të shmanget dhe qëllimi duhet të jetë ruajtja e paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Krasniqi.

Ky reagim I Krasniqit erdhi ditën kur Lista serbe  njoftoi për largimin nga institucionet e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme